“Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fare”. Fuga i irrituar, ironizon Ramën

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas vendimit për mos hapjen e negociatave. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Fuga ironizon situatën ku thotë se fajin e ka Europa.

“Mirë Europa paska faj! Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fareeeee. Ne nuk kemi gjykatë kushtetuese! – Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht ca deputetë që na vunë 99 kushte!”shkruan në postimin e tij Artan Fuga.

Postimi i plotë:

Mirë Europa paska faj!

Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fareeeee!

Ne nuk kemi gjykatë kushtetuese! – Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht ca deputetë që na vunë 99 kushte!

Kemi edhe deputetë të paligjshëm në Kuvend! – Fajin e ka nobelisti Handke.

Shqiptarët po ikin me valë! Fajin e ka zonja Merkel! I tërheq si me magnet!

Presidentin e kemi të keq dhe do ta shkarkojmë! Fajin e ka Ramushi !

Në zgjedhje morën pjesë vetëm ata që u kontrollojnë gishtin te porta e zyrës! – Fajin e ka Makroni!

Këshillat bashkiake i kemi moniste! – Zoti Trump që konsiderohej armik i Shqiptarëve e kishte fajin!

Na kapin tonelata me kanabis në kufi! – E kanë fajin ata deputetët holandezë, ata maskarenj!

Qytetari shqiptar pati dy data zgjedhjesh, një nga qeveria dhe një nga presidenti! – Fajin e kanë ata të Komisionit të Firences a Venecias që nuk shprehen qartë!

Po për PPP që bëjnë kërdinë ! Për ato i ka fajet akademia suedeze e shkencave! Ata pisa me shije të keqe artistike!

Po për përgjimet te Bild! Për ato e kishte fajin Elez Biberaj.