fbpx

Policia arreston 2 vëllezërit, ç’po tentonin të bënin ata në shtëpi? Detajet

Policia ka arrestuar dy persona në Bulqizë pasi tentuan të kultivonin lëndë narkotike në banesat e tyre.

Pas kontrolleve në disa banesa në fshatin Zerqan, u vunë në pranga 58-vjeçari me iniciale N. S., dhe 46-vjeçari me iniciale B. S., të dy vëllezër dhe banues në Zerqan, Bulqizë. Dy vëllezërve iu janë zbuluar 60 rrënjë kanabis në shtëpinë e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.