Policia arreston 26-vjeçarin, tronditet nga ajo që gjen në shtëpinë e tij

arrest-4.jpg

Pas një njoftimi në rrugë operative, Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri i cili sipas bluve të kryeqytetit rrezikon shtatë vite burg pasi në shtëpi mbante armë zjarri pa leje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë në banesë sende të kundraligjshme, mbi bazën dhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri mbante armë zjarri në banesë, organizuan punën për arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i ushtrimit kontrollit të befasishëm në banesën e shtetasit V. M., 26 vjeç, në rrugën “Frosina Plaku”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303