TË FUNDIT

Policia arreston pronarin e një lokali, çfarë bënte ai aty brenda? Vjen njoftimi…

Është arrestuar sot nga Policia pronari i një lokali në Poliçan pasi organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit.

Njoftimi i Policisë:

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Sekuestrohen një sasi lekësh dhe një aparat celular.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. L., 46 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lekësh dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat