Policia e Shtetit ka ushtruar një aksion të madh gjatë natës në Laç për lojërat e fatit.
Në aksion kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA, të cilat kanë ushtruar kontrolle në dy biznese.
Gjatë aksionit, policia dhe RENEA kanë sekuestruar kompjuterë dhe 20 makineta, si dhe kanë arrestuar pronarin e pikës së lojërave të fatit dhe shoqëruar disa persona të tjerë.

