fbpx

Policia merr informacionin, shkon ta ndalojë por habitet nga ajo që i gjen 34-vjeçarit

1571561989_arrestohetshoferiiautobusit770x433.jpg

Policia ka arrestuar një 34-vjeçar, të akuzuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje, pasi po qarkullonte me armë zjarri me vete.

Njoftimi i Policisë

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Bicaj lëvizte me armë, u organizua puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar u evidentua shtetasi F. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Bicaj, Pukë, i cili lëvizte me armë zjarri me vete dhe në momentin që ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip TT dhe municioni luftarak.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303