fbpx

Prekëse/ Krerët e Policisë së Shtetit bëjnë gjestin e mrekullueshëm për fëmijët talasemikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, Drejtorin e Departamentit për Sigurinë, Gjovalin Loka dhe një grup të madh drejtuesish të tjerë të Policisë së Shtetit, kanë bërë sot një gjest të mrekullueshëm për fëmijët talasemikë.

Ata kanë shkuar sot dhe kanë dhuruar gjak duke i ardhur kështu në ndihmë të gjithë fëmijëve talasemikë.

Drejtor Veliu është shprehur: “Së bashku me një grup të madh kolegësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke vlerësuar situatën dhe nevojën për dhurim gjaku, iu përgjigjëm thirrjes, erdhëm dhe dhuruam gjak. Slogani dhuro gjak, shpëto jetë është më kuptimplotë dhe shpreh atë që çfarë duhet të bëjë çdo qytetar dhe çdo individ i cili e ndjen se duke dhuruar gjak shpëton një jetë”.