Presidenti Donald Trump njoftoi se sapo kishte bërë një nga testet që nxjerrin rezultatin për koronavirusin brenda pak minutash dhe se rezultati ishte negativ.
Presidenti Donald Trump informoi se qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka autorizuar korporata të mëdha amerikane të fillojnë prodhimin masiv të respiratorëve dhe paisjeve të tjera mjekësore, ndërsa është rritur shumë niveli i testimit.
“Po zhvillojmë tashmë mbi 100 mijë teste për koronavirusin në ditë. Pra, janë njëqind mijë çdo ditë, janë shumë të sakta dhe po kryhen më shpejt se në çdo vend tjetër të botës”, tha Presidenti Trump.

