fbpx

Princ William tradhtoi Kate kur ajo ishte shtatzënë?

Screenshot_39-1.jpg

Revista “In Touch” është media e parë që guxon të botojë disa thashetheme vërtet të bujshme që kanë elektrizuar shoqërinë e lartë britanike për pothuajse një vit.

Princ William dhe Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton janë bërë shpesh pjesë e thashethemeve për divorc apo tradhti.

Por revista “In Touch” ka publikuar së fundmi një lajm ku shkruan se William e ka tradhtuar bashkëshorten e tij me fqinjën aristokrate, Rose Hanbury.

Kjo e fundit njihet si markezë e Cholmondeley, ndërsa ngjarja thuhet të ketë ndodhur gjatë periudhës që Middleton ishte në pritje të ëmbël me fëmijën e tyre të tretë.

Duke cituar një burim sekret, “In Touch” vijon duke thënë se pas këtyre thashethemeve “Kate është përballur menjëherë me William, i cili ka qeshur dhe ka thënë se asgjë nuk ishte e vërtetë”.

Por pas këtyre thashethemeve, Dukesha e Krembixhit ka urdhëruar bashkëshortin e saj që të mos shoqërohej më me familjen Cholmondeley.

“Ata duken si një çift i përkryer që nuk mund të bëjë asgjë të gabuar. Por realiteti është se shumica e çifteve kanë probleme dhe William dhe Kate nuk janë ndryshe”, citon burimi.

Më tutje thuhet se nuk ka asnjë dyshim që çifti s’do të ndahet, por skandali “ka tronditur pallatin mbretëror dhe martesën e tyre”.

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se avokatët tashmë kanë nisur të bëjnë paralajmërime dhe kërcënime për pasoja ligjore pas publikimit të detajeve të thashethemeve.

Ndërkohë Cholmondeley është një nga familjet më të mëdha aristokrate në Britani. Burri i Rose Hanbury, Markezi i Cholmondeley, njihet ndryshe si regjisori dhe aktori David Rocksavage.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303