Priyanka Chopra merr dhuratë makinën luksoze

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë padiskutim një ndër çiftet më të përfolur në mbarë botën. Dyshja do mbahet mend gjatë për ceremonitë e shumta të dasmës, të cilat pushtuan mediat rozë.

Por sapo lajmet për dasmën u harruan paksa, Nick publikoi këngën e tij të re, të titulluar “Sucker”, e cila është listuar në vend të parë në “Billboard Hot 100”.

Për të festuar suksesin, ylli i muzikës i ka bërë dhuratë Priyankas një super makinë luksoze, “Maybach”, që ka lënë ndjekësit gojëhapur.Makina është modeli i 2019-ës dhe ka kushtuar plot 169,595 dollarë.

Priyanka ka publikuar dy foto të dhuratës në llogarinë e saj në Instagram ku dyshja shfaqet pranë njëri-tjetrit dhe dhurata superluksoze pas tyre.

https://www.instagram.com/p/Bu7YQKkl_Wf/