fbpx

Protesta e opozitës, qeveria blindon Parlamentin

kamera.jpg

Megjithëse opozitës iu refuzua leja për protestë, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për ditën e martë. Para dhe rreth Kuvendit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë që mundësojnë identifikimin e protestuesve me anë të zoom-it.

Janë 6 kamera sigurie që janë instaluar nga policia e shtetit në vende të ndryshme për të pasur një panoramë sa më të gjerë të aktivitetit të protestuesve. Tre kamera sigurie janë vendosur  në sheshin pranë parlamentit dhe qendrës tregtare, dy kamera janë të fiksuara ndërsa një e lëvizshme që do monitorojë të gjitha lëvizjet në këtë pjesë të sheshit. Një tjetër kamerë është vendosur në pallatin që ndodhet ngjitur parlamentit e cila ka një pamje të qartë të protestuesve që vinë nga rruga e Elbasanit. Një tjetër kamerë është vendosur në hyrje të kalasë së Tiranës për të monitoruar dhe lëvizjet e mundshme të protestuesve në këtë zonë. Ndërkohë një kamer e lëvizshme tjetër është në sheshin pranë hyrjes së Kuvendit“, transmeton Ora News.

Letërkëmbimi i plotë/ Policia, PD-së: Nuk ka protestë te Parlamenti

Në protestën e së hënës, mendohet se do të jenë mbi 1000 efektivë që do të angazhohen  dhe do të jenë të vendosur në të njëjtin pozicion si në protestat e shkuara të opozitës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303