fbpx

Qetëson Manastirliu: Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, besojini vetëm informacioneve zyrtare!

1582534438_manastelriufoto.jpg

Ditën e sotme në orën 09:30 të mëngjesit do të mblidhet task-forca për koronavirusin në sallën e emergjencave në aeroportin e Rinasit. Në mbledhje priten të diskutohen masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për të parandaluar hyrjen e individëve të prekur në territorin shqiptar.

Me përhapjen e koronavirusit në Italinë fqinje, në Shqipëri janë shtuar masat në pikat kufitare me dyfishimin e personelit mjekësor dhe me ambiente të posaçme intervistimi për personat që vijnë nga shtetet me risk. Në aeroportin e Rinasit, në portet e Vlorës e Durrësit, dhe në pikat e tjera në vend, janë shtuar edhe masat mbrojtëse, me dizifektues, maska, dhoma izolimi provizor pranë këtyre pikave, për t’u spostuar më tej në karantinë spitalore nëse është e nevojshme.

Kontrolli i parë në kufi është përmes një aparature për matjen e temperaturës. Rastet që marrin vëmendjen e autoriteteve janë të ardhurit nga Kina, apo që kanë pasur historik me këtë shtet, ata nga Italia, por edhe vende si Gjermania, Turqia apo Vjena.

Urdhri i Manastirliut për çerdhet, kopshtet, shkollat e universitetet: Shtohen masat higjieno-sanitare

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhër për rritjen e higjienës në të gjitha institucionet arsimore, për të marrë masat e duhura tek fëmijët e deri tek studentët për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Sot kamë firmosur urdhrin për masa të shtuara higjieno sanitare në strukturat arsimore, duke filluar nga erdhët deri tek universitet”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se janë këshilla të domosdoshme, të thjeshta por me rëndësi të madhe për të ulur infeksionet ngjitëse, që kanë të bëjnë me ruajtjen e higjienës, si larta e shpeshtë e duarve.

Manastirliu: Protokoll kombëtar për koronavirusin, bluzat e bardha në gjendje gatishmërie! Dje u kontrolluan 4500 udhëtarë në kufi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se vetëm ditën e djeshme, me dyfishimin e personeleve mjekësore në pikat kufitare, janë vlerësuar dhe kontrolluar 4500 udhëtarë në total, të ardhur nga jashtë, veçanërisht nga Italia, ku koronavirusi ka shënuar viktimat e para. Pas kontrolleve, udhëtarëve që vijnë nga zona me risk u merren edhe adresat e qëndrimit për të paktën dy javë, ku kontaktojnë vazhdimisht me mjekët dhe qëndrojnë në vëzhgimin e tyre, brenda kohës 2 javore që koronavirusi mund të shfaqet tekrastet e dyshuara.

Manasterliu tha se ministria ka protokollin kombëtar të punës për të përballuar situatën, sipas parametrave dhe udhëzuesve të OBSH-së. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, janë ata që trajnojnë bluzat e bardha në të gjitha shërbimet shëndetësore. Ministrja bëri të ditur, se strukturat e kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë janë vendosur në gjendje gatishmërie.

“Sipas parametrave dhe udhëzuesve të OBSH,  janë përkthyer në protokolle kombëtare të punës sonë. Në të gjithë protokollin që ne zbatojmë, jemi duke ndjekur situatën. Masat e shtuara kanë të bëjnë me dyfishimin e strukturave tonë në pikat e kalimit kufitar. Po bëhet vlerësim i imtësishëm i të gjithë udhëtarëve, në raport me vendin nga vijnë, për të pasur më pas një gjurmim të çdo rasti. Po vijon trajnimi kaskadë në të gjithë strukturat e kujdesit shëndetësor në gjithë Shqipërinë, për vendosjen në gjendje të gatishmërisë, për informacionet dhe protokollet e ndjekjes e trajtimit të simptomave të kësaj sëmundje. Jo vetëm po vijon forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore, por puna ka qenë edhe me strukturat paralele, kufirin, policinë, arsimin”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se gjithçka është nën monitorimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe sa i përket gatishmërisë së sistemeve – tha Manastirliu – vendi ynë ka marë vlerësim.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303