Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pak më parë për naftëtarët të cilët ndodhen në grevë urie.
Rama shprehet se naftëtarët duhet të lënë fillimisht grevën e urisë, dhe të kuptojnë se me presion nuk mund të zgjidhin asgjë, e pas kësaj do të ketë një dialogim me qeverinë.
Rama:
Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.

