“Rama jo vetëm po ha…por ka filluar bën dhe…”. Shpërthen deputeti Maliqi: Nuk mund të mos reagoja

lrfter-maliqi.png

Sulmet e Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta nuk kanë kaluar pa u vënë re nga deputeti Lefter Maliqi i cili i ka cilësuar si autogol.

Me anë të një postimi në Facebook, Maliqi thekson se Rama jo vetëm që po ha ‘gola’ me shumicë, por tani ka filluar bën edhe ‘autogola’.

Ndërkohë Maliqi e fton Ramën që të ‘mësojë’, se nëse i shpëton burgut mund të fillojë të japë kurse private.

Postimi i Maliqit:

Nuk i mjafton goli që do hajë në 25 Prill… Ramziu bën autogolin rilindas me Presidentin

Të dashur miq!

Nuk mund të mos reagoja edhe sot pas lajthitjes së radhës nga ‘mbidoza’ që merr Kryemafiozi që kemi për Kryeministër.

Turp e faqja e zezë.

Ramziu bëri autogolin rilindas, duke ndërsyer sekserët e shitur, kundër Presidentit.

Dhe për çfarë?

Se pajisi me pasaportë shqiptare futbollistin ganez të ekipit kampion të Tiranës.

O Kryemafioz, të paktën pyet vëllain tend, që merr vesh nga këto punë, që të mos bësh ‘autogol’, në një kohë kur vetëm ‘po ha gola’.

Po kërkesën Presidentit ia ka bërë klubi i Tiranës o Faqezi, për shkak të procedurave dhe kombësisë së futbollistit për ndeshjen në Zvicër, o i Marrë-Fund.

Nuk ke me çfarë të sulmosh, se të janë ‘shqyer fanella, atletet dhe më kryesorja, nuk ke TOP’, (skuadër jo e jo) o Faqezi.

O Kryemafioz i mbytur në krim e korrupsion, përgatitu për natën e madhe të 25 Prillit.

Sulmet që vijnë nga një njeri që shqiptarët e mallkojnë çdo ditë, vetëm sa i garantojnë fitoren e ndeshjes kundërshtarit, o ‘drogaxhi’.

Mëso, mëso, mëso Ramzi… se ku i dihet, nëse i shpëton burgut… mund të bëhesh mësues kursesh private, te bunkeri i ndëshkimit në Surrel…

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303