“Ja që s’është punë fashe orare, por çështje rregulli”. Kështu e ka nisur mesazhin e tij Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar në Facebook disa foto nga Tregu i Kombinatit, ku qytetarët qëndrojnë në radhë për të përfunduar shërbimet e tyre.
“Ja që s’është punë fashe orare, po thjesht çështje durimi e rregulli.Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë. Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: Fitoren e afërt të shqiptarëve”, shkruan Rama.
Nga dita e hënë pritet të vihen në fuqi masat e reja ku fasha orare zgjerohet nga ora 05:00-13:00, deri në 17:30. Hapur në këto orare do të qëndrojnë supermarketet, farmacitë dhe bankat.


