fbpx

“Rama nxjerr kleçka për t’i refuzuar”. Zëdhënësja e PS publikon mesazhet, bën thirrjen e fortë

in.jpg

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar në Facebook disa mesazhe që i kanë ardhur nga qytetarë që disponojnë biznese të vogla ose të afërmit e tyre.

Ata nuk janë aspak të kënaqur me paketën ekonomike të qeverisë për t’i ndihmuar në këtë situatë të vështirë që po kalojnë për shkak të izolimit nga COVID-19.

Sipas saj, qeveria mori vendimin që ata të mbyllen dhe pikërisht ajo duhet t’i mbështesë që të mbijetojnë.

Postimi i plotë:

Qytetaret qe kane nje biznes me kane shkruajtur per te treguar qe asgje nuk po marrin nga paketat ne leter te qeverise!

Qeveria mori vendimin qe ata te mbyllen edhe pikerisht qeveria duhet ti mbeshtese qe ti mbijetojne kesaj gjendje.

Thirrja ime per qeverine eshte: Ndihmoni bizneset, jo me bashkebisedime ne telefon edhe paketa letra te printuara, po me pagesa te plota , pa nxjerr klecka te kota per ti refuzuar.

Mesazhet e qytetareve:

Rozart Haxhiaj

Kam dyqan Byrektore,kam 4 punetore. Me cfare duhet ti paguaj une punetoret kur nuk kam punuar qe me date 10 Mars.Qeveria eshte tallur akoma nuk me ka dhene asnje qindarke.Po vdesim urie une bashke me punetoret .

Ilir Shkoza

Une dorzova gjitha letrat te perfitoj kam nje hotel 2 vogel dhe me refuzuan me than e ke ne Qkr agjenci turistike dhe punojn agjencit dhe sme kane dhen . kam 2 punetor dhe 1 pastruese.

do paguaj sigurimet taksat ebashkis taksen e fjetjes e paguaj 1 here ne vit dhe ne funsd asgje nuk ngelet.

Aleksander Qarri

znj Ina , une kam berberahne dhe paguajta sigurimet per 3 muaj i bie 220 mij dmth 74 ne muj me gjith komisionin e bankes dhe tatim 24 mij lek vetem 1 muaj me ka dhen tatimet 260 mij ne llogari . Po qerane qe kam dhe akoma sna ka futur ne listen me punu .

Tirana Jone (lokal ne Tirane)

Na ka hedh 260 na kerkon 960…..Na ka ardh dita e qerase te lokalit …na ka sjell siguracionet… fature dritash e uji aforfe duke qene lokali mbyllur….duhet paguar kolaudimi dhe siguracionet e makines kur nuk na le me leviz…+ drita …uje…tel…te shtepia ….edhe te thote rri ne shtepi…hap dritaren e laj duart me sapun…

 

Vilson Lufi

Po tregjet e hapura te veshjeve tregu Cam nuk e ka permend Rama ne kemi sihurimet i kemi pagujt me 25 mars dhe te puntorit se jemi 2 turne dhe nuk na ka hedhur akoma leket kam pare ne bank cdo dite . kemi dhe qeran dhe taksen e pastrimit bashkis ja kemi pagujt. kta jane te poshter vetem lek duan dhe tani nuk ndihmojn

 

Olger Pici

Sot mu refuzua e quajtura page e luftes per te 2 here(aplikova 2 here).jemi mbyllur ne 12 mars me 2 polici(bashkiake dhe ajo e lleshit),biznesi ndodhet tek tregu industrial,shitje mobilerish

 

Arjan Kristani

Kam nje shokun tim qe ka nje fasoneri per te brendeshme por qe tregun e shitjes e ka brenda per brenda shqiperise. Me mbylljen e tregut tek farmacia 10 dhe atij çam iu mbyll dhe tregu i shitjes. Kur beri kerkese per pagen e luftes per punetoret, organet e Rilindjes iu pergjigjen “Ça pagash do ti. Fasonet nuk jane mbyllur” Taksat nje me nje. Qerane e godines nje me nje. Dritat afrofe si marsi i 2019. Çfare e pret te shkretin mbas nje muaji perveçse falimentimi.

 

Marta Muraku

Te njejtin problem ka edhe in vella. E ka mbyllur dyqanin qe ne 12 mars bisnes i vogel me 2 punetore. Eshte bere kerkesa per te ashtuquajturen page lufte dhe deri me sot asnje pergjigje. Mora vesh qe ka nxjerr paketen e dyte nderkohe ska bere mire akoma te paren.

 

Alket Gjilani

Edhe rrogat e shitseve na i refuzoj monstra

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303