fbpx

Rama nxjerr videon dhe jep lajmin e rëndësishëm: Zgjidhje përfundimtare e problemit…

rama-2.jpg

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka publikuar pamje nga transformimi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugorë (DRSHTRR) në Laç.

“Për shkak të shirave dhe motit të keq DRSHTRR është përmbytur herë pas here duke rrezikuar godinën, kushtet e punës, sallat e shërbimit dhe arkivat. DRSHTR, investim i ri! Rehabilitim i të gjithë territorit, përfshirë edhe rrugën hyrëse. Zgjidhje përfundimtare e problemit të përmbytjes duke krijuar rrjetin inxhenerik, drenazhim dhe sigurim të rrethimit. Ndërtim i ri me strandarte dhe cilësi të lartë, sisteme sigurie, ndriçim oborri. Arkiv e re për ruajtjen optimale të dokumenteve. Sallë e re e regjistrimit dhe e drejtuesve të mjeteve. Sallë e re e testimit me të gjithë elementët e monitorimit të testimit teorik. Kapanoni i Kontrollit Fizik e Konstruktiv. Mobilim dhe pajisje të reja. Rrjete te reja elektrike, informatike dhe inxhinierike. Sistem kondicionimi dhe ventilimi. Ribrandim dhe unifikim i veshjes strukturore të fasadës në përputhje me imazhin e ri. Me punë dhe vullnet”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/233559984678752/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303