Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë në Facebook disa foto të kantierëve të rilindjes urbane. “Gur-gur, bëhet mur”, thekson Rama në mesazhin e tij.
MESAZHI I RAMËS
Kantieret e RILINDJES URBANE nga unaza e Bajram Currit në unazën e re të Konispolit, nga rruga e Thethit në Kalanë e Tepelenës dhe Lungomaren e Sarandës, nga rrugët e fshatrave të Malësisë së Madhe, Elbasanit, Beratit e Përmetit deri tek Lungomarja e Durrësit dhe me radhë, ku punohet punohet papushim për #ShqipërinëqëDuam🇦🇱☀️
#GurGurBëhetMur










