Raporti i qeverisë amerikane, ja sa kushton hetimi i Mueller

mueller.jpg

Sipas një raporti qeveritar të bërë publik dit՗n e djeshme, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka shpenzuar një total prej rreth 8.5 milionë dollarësh për hetimin e kryesuar nga Robert Mueller, në lidhje me çështjen e përfshirjes së Rusisë në fushatën e presidentit Donald Trump.

Gjatë kësaj kohe, vetëm zyra e Muellerit shpenzoi rreth 4.6 milionë dollarë. Zyrat e Departamenteve të Drejtësisë shpenzuan 3.9 milionë dollarë në hetime ndihmëse, edhe pse raporti thotë se paratë do të ishin shpenzuar sërish, “pavarësisht ekzistencës” së avokatit special.

Prej kohësh kanë vërshuar akuza se Rusia është përfshirë dhe ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u zhvilluan në 2016 dhe sollën në pushtet presidentin Donald Trump.

Ky i fundit është përplasur në mënyrë të vazhdueshme me Robert Muellerin, i cili po drejton këto hetime, ndërsa ka mohuar thuajse gjithmonë, që të jetë ndihmuar nga rusët, në fushatën e tij.

Donald Trump e ka cilësuar hetimin “gjueti shtrigash”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303