Performanca e këngëtarit të grupit “Maroon 5”, Adam Levine pati reagime negative nga fansat në Twitter.
Në një prej eventeve më të rëndësishme si “Super Bowl”, fansat u ankuan se performanca e tij ishte mjaft e egër dhe se ky nuk ishte maksimumi që ata mund të jepnin.

Por Adam Levine ka reaguar pas performancës duke thënë se:
“Kur ne pranuam përgjegjësinë për të performuar tek SBHTS, unë nxora stilolapsin dhe vetëm shkruajta. Disa nga fjalët që më erdhën të shkruaj në atë moment gjetën vend tek balonat e mrekullueshme me drita që u ngjitën në qiell dhe zbritën gjatë mbrëmjes”
Kështu ai i ka falenderuar të pakënaqurit duke shpjeguar se këto gjëra i shërbejnë grupit për tu përmisuar edhe më mirë.
Më pas ai vazhdoi:
“Ne falënderojmë universin për këtë mundësi historike për të luajtur në evenimentin më të madh botëror. Dhe ne falënderojmë kritikët tanë që gjithmonë na shtyjnë për të vepruar më mirë! Një dashuri!”
Në postimin e tij në Instagram ju mund të gjeni edhe këtë fotografi:


Më pas ai liston disa fjalë si: “fal, qesh, ndaj, jetoj, luftoj shpreh, etj”./real-news.tv

