Rënia e flokëve, ja çfarë duhet të bëni

Flokët bien më shumë në vjeshtë dhe kjo është deri diku normale.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që kjo eksperiencë është e këndshme apo se nuk duhet të bëni asgjë për ta ndalur.

Mjafton të merrni vitaminat e duhura dhe flokët tuaj do të qëndrojnë të shëndetshëm.

Këtë rënie masive të flokëve mund ta parandaloni fare lehtë edhe duke marrë vitaminat e duhura.

Ekspertët sugjerojnë  të përdorni vitaminën B, E, C dhe zinkun.

Më konkretisht, vitaminat e grupit B janë shumë të rëndësishme për strukturën dhe mbrojtjen e plotë të flokëve.

Vitamina E është shumë ushqyese dhe plot vlera për flokët, ndërsa vitamina C funksionon si një antioksidant i shkëlqyer i cili forcon rrënjën e flokëve.

Zinku është një mineral që në bashkëpunim me vitaminën C vepron si një kurë e natyrale, si për lëkurën ashtu dhe për flokët, duke i forcuar ata nga majat tek rrënja.

Këshillohuni me mjekun tuaj që në këtë periudhë të vitit të konsumoni disa nga këto vitamina e minerale të rëndësishme.

Në këtë mënyrë do të evitoni shumë probleme me flokët tuaj.

Gjithashtu kini parasysh të kini një stil jetese të shëndetshëm pa duhan, pije alkolike apo ushqime të dëmshme.

Përsa i përket ushqimit, gjatë vjeshtës kujdesuni të konsumoni shumë ushqime të pasura me omega 3, bulmet, vezë dhe bishtajorë.

Gjithashtu në këtë fazë të vitit flokët nuk duhen larë shumë shpesh, por mesatarisht tre herë në javë./real-news.tv/