TË FUNDIT

Rihanna kritikon presidentin amerikan për sulmet

Këngëtarja e famshme Rihanna ka shpërthyer kundër Presidentit amerikan Donald Trump, pas sulmeve të ndodhura në Texas dhe Ohaio.

Në llogarinë e saj në Twitter, këngëtarja 31 vjeçare i është përgjigjur mesazhit të presidentit amerikan Trump i cili shkroi:

“Të shtënat e sotme në El Paso, Teksas, nuk ishin vetëm tragjike, por ishin një veprim frikacakësh. Unë qëndroj me të gjithë në këtë vend për të dënuar veprimin e urrejtjes së sotme. Nuk ka asnjë arsye apo justifikim për vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, ka shkruar Trump.

Këngëtarja nuk vonoi t’i përgjigjej duke kritikuar  politikën e presidentit:

“Donald, ti e ke shkruar gabimisht terrorizimin. Vendi juaj pati dy sulme terroriste për disa orë, duke lënë gati 30 njerëz të pafajshëm të vdekur. Kjo, vetëm disa ditë pas një sulmi në Kaliforni kur një terrorist kishte blerë pushkë AK-47 në Vegas, duke lënë 6 persona të vdekur përfshirë një fëmijë. Imagjino një botë ku më lehtë është marrësh një AK-47 se sa një VISA. Lutjet e mia dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe të dashurit e të gjithë viktimave nga Teksas, Kalifornia dhe Ohio. Më vjen shumë keq për humbjen tuaj. Askush nuk meriton të vdes në këtë mënyrë, askush”, ka shkruar Rihanna.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat