Riinfektimet me COVID, Epidemiologia zbulon detajet e pathëna: Ndoshta ndonjë vatër mbetet në mushkëri dhe…

ro.jpg

Epidemiologia Rovena Daja teksa ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë, ka deklaruar për Tv Klan se e gjithë Shqipëria është vatër.

“Aktualisht kemi përhapje në komunitet, nuk mund të them se kemi vatër në 1 vend të caktuar. Raste kemi në Tiranë, në Durrës, në Korçë, në të gjithë Shqipërinë dhe pothuajse në të gjitha institucionet ka raste pozitive me Covid. Pra mund të themi se e gjithë Shqipëria është vatër”, shprehet epidemiologia Rovena Daja për ‘Tv Klan’.

Riinfektimet me Covid – 19 konsiderohen raste të rralla në të gjithë botën. Holanda dyshohet për 50 raste, Brazili 95, Suedia 150, Meksika 285 dhe Katari 243 raste riinfektimesh. Dyshime për persona të ri-infektuar me COVID -19  ka edhe në Shqipëri.

“Kemi dyshuar për 3, maksimumi 4 raste ri-infektimi. Por ndoshta këto nuk janë riinfektime, por riaktivizim. Domethënë personi sëmuret, ndoshta ndonjë vatër ka mbetur në mushkëri dhe në një moment të caktuar ajo riaktivizohet. Ajo paraqitet me simptoma të lehta pak temperaturë, kollë, del tamponi pozitiv, dhe shumë shpejt, pra për 2 -3 ditë del negative”, shton më tej Daja.

Ndërkohë heqja e ritestimit për negativizim ka rritur numrin e testimeve për personat që paraqesin shenja klinike. Ritestimi kryhet vetëm për disa kategori siç janë mjekët apo mësuesit, ndërsa pacientët e tjerë vlerësohen nga mjeku i familjes pas 10 apo 14 ditësh.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303