TË FUNDIT

Rikthehet frika në Elbasan, rezulton pozitive me COVID-19 një grua

COVID-19 është rikthyer sërish në Elbasan, ku gjatë 24-orëve të fundit pas 10 tamponëve të bërë, ka rezultuar pozitiv një person. Bëhet fjalë për një 73-vjeçare, banuese në lagjen Aqif Pasha.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi numrin më të lartë të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë, ku vetëm gjatë 24-orëve rezultuan me COVID-19, 42 persona.

Ministria e Shëndetësisë raportoi dje se rastet e reja në Krujë kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, duke shmangur rregullat e vendosura për distancimin social.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat