Prezantuesja bukuroshe, Marina Vjollca do t’i rikthehet sërish ekranit me projekte të reja televizive.
Pas përfundimit të spektaklit ‘C’est la vie’ në televizionin Klan, Marina nuk erdhi në ekran me asnjë projekt tjetër duke qëndruar në një periudhe pauze.
Por ka qenë vetë Marina që i ka dhënë fund pritjes, duke publikuar një ‘Instastory’, ku shkruan se së shpejti do kthehet me projekte të reja.
Xing.al bën me dije se Marina do moderojë një emision që do i dedikohet zbulimit të talenteve të reja./real-news.tv


