Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora dhe këngëtari Liam Payne u panë së bashku në praninë e njëri-tjetrit në Londër.
Dyshja darkoi në një restorant të njohur privatisht.

Rita Ora 28 vjeçe, dukej tejet në formë mbrëmjen e djeshme dhe 25-vjeçari nuk mbetej pas me këmishën e tij me lule.

Rita dhe Liam kanë kohë që njihen bashkë që kur sollën hitin e filmit “50 Shades of Grey”, “For You”, që ngjalli shumë thashetheme se mund të kishte një lidhje romantike mes tyre.
Madje thuhej se partnerja e Liam, Cheryl Cole ishte xheloze për Ritën, veçanërisht pas një performance ku dyshja u puth në skenë.

Nuk e dimë me saktësi se çfarë po ndodh mes dyshes po me siguri që ja kanë kaluar mjaft mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi Rita u pa mjaft e qeshur./real-news.tv

