Rita Ora në ndihmë të grave që i mbijetuan luftës në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bashkëpunuar me “Escada” për të ndihmuar gratë në Kosovë.

Rita dhe “Escada” kanë krijuar një çantë të veçantë në formë zemre e cila ka debutuar dje dhe do të kushtojë 1195 dollarë nëpër dyqanet e Escadas.

Brendi 41-vjeçar do të dhurojë 15 euro nga secila çantë që shitet për organizatën humanitare “Women for Women International” që ka synim të ndihmojë gratë viktima të dhunës për të rikrijuar jetët e tyre.

Donacionet do të shkojnë për nismën e këngëtares për të ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Rita Ora u largua nga Kosova në moshën njëvjeçare, ndërsa ka thënë se ka lidhje të forta me vendlindjen.

Unë jam krenare që jam kosovare dhe Ambasadore nderi për vendin tim. Unë kam lindur atje në vitin 1990, por kur isha vetëm një vjeç, prindërit e mi morën vendimin e vështirë për të lënë atdheun tonë për shkak të konfliktit që filloi kur filloi një luftë brutale në Kosovë ku rreth 13.500 njerëz u vranë dhe 1.2 milion njerëz u detyruan të largoheshin.

‘Familja ime iku nga Kosova për t’i shpëtuar luftës – tani dua t’i ndihmoj gratë që mbetën aty”-ka thënë Rita Ora për ‘The Telegraph’./real-news.tv/