Rita Ora i del në mbrojtje Bebe Rexhës

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është ndër të paktat femra të industrisë së muzikës që shprehet hapur për çdo çështje të saj.

Së fundi përmes një postimi në Instagram tregoi se si një personazh nga industria muzikore e kritikoi atë për postimin e fotografive provokative, me pretekstin se është e moshuar. “Jam tekstshkruese dhe postoj fotografi seksi në Instagram, diçka që tekstshkrueset e moshës sime nuk duhet të bëjnë. Jam 29-vjeçare. Jam ngopur duke qenë e mbyllur brenda kutisë. Unë i krijoj vetë rregullat e mija”, shkroi ndër tjerash artistja, duke treguar se në fund të muajit i mbush 30 vjeç. “Do të festoj për moshën time, sepse e dini çfarë, jam më e mençur, më e fuqishme dhe MË BESONI, jam më e dashur, sesa para 10 vitesh.”, shkroi ajo.

Në mbrojtje asaj i doli edhe superylli tjetër botëror me prejardhje shqiptare, Rita Ora. “Tekstshkruesja ime seksi. Ti je e bukur, po bëhesh edhe më seksi me moshën dhe talenti dëshmon gjithçka! Vazhdo t’i krijosh rregullat”, i shkroi Rita.

Pas saj komentoi edhe këngëtarja Taylor Swift, e shumë personalitete tjera nga industria e muzikës, por nuk mungoi as përkrahja nga fansat./real-news.tv/