Rita Ora mbërrin në Kosovë, ja axhenda e këngëtares

Screenshot_31-1.jpg

Rita Ora ka mbërritur pak kohë më parë në vendlindje.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore erdhi në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë  (UNICEF).

Ajo zbriti në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe u shoqërua më pas me një automjet drejt vendit të qëndrimit.

Rita është bërë pjesë e një fushate në bashkëpunim me markën e njohur “Escada”, ku për çdo produkt të shitur, një pjesë e parave do të shkojë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”.

Kjo e fundit synon të ndihmojë të mbijetuarat e luftës që të rindërtojnë jetën e tyre.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita do të takohet edhe me viktimat e dhunës seksuale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303