Rita Ora në Kosovë: E gatshme të ndihmoj të rinjtë

auto_rita1518881333.jpg

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora do të qëndrojë në Kosovë për tre ditë, në kuadër të takimeve me familjet e varfra dhe në nevojë.

Rita është ambasadore e UNICEF në Kosovë, e për këtë arsye këngëtarja e njohur ka theksuar se do përpiqet që të ndihmojë të rinjtë shqiptarë.

“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, u shpreh Rita në një konferencë të zhvilluar ditën e sotme.

Bukuroshja ka mbërritur ditën e djeshme në Kosovë, ku mesa duket po e shijon kthimin e saj në vendlindje./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303