Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, aktualisht është një nga femrat më të kërkuara e më të pëlqyera në tregun ndërkombëtar.
Duket se Rita ka bërë disa ditë pushim pasi ka përfunduar turin e saj për promovimin e albumit “Phoenix”.
Para pak çastesh ajo ka publikuar disa foto nga pushimet e saj ku po duket tejet seksi në bikini të kuqe natyrale dhe pa tualet.
” Ja disa nga fotografitë e mia pasi përfundova turneun dhe pushova për një javë. Vetëm unë dhe mendja ime dhe sigurisht në nevojë të qartë për krem fytyre. Është kaq e rëndësishme që të ruash energjinë dhe të kesh pak kohë pas një turneu të lodhshëm. Por nuk mund të qëndroja përgjithmonë. Shihemi nesër Wembley”-shkruan Rita./real-news.tv/

