Rita Ora rikthehet me ish të dashurin

rita-ora-apple-burosingapore-crsq-1.jpg

Rita Ora duket se i është rikthyer romancës së saj me ish të dashurin Andrew Watt.

Çifti u nda para pesë muajsh lidhje, e më pas mediat shkruan se këngëtarja me origjinë shqiptare kishte nisur një romancë me aktorin e njohur, Andrew Garfield.

Rita dhe Watt u ndanë në muajin shtator, më vonë ajo u pa në një takim romantik me aktorin e njohur nga filmi ‘Amazing Spiderman’, Andrew Garfield.

Por, Rita dhe muzikanti duket se i kanë dhënë lidhjes së tyre edhe një tjetër mundësi.

Një burim për ‘The Sun’ ka thënë se ata nuk kanë dëshiruar që të lënë pas gjithë atë që kishin ndërtuar.

Rita aktualisht po mban turneun e saj botëror në Australi./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303