Rita Ora ndodhet aktualisht është në një turne në Londër.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, mbrëmë performoi aty ku u rrit, ku studioi dhe ku arriti suksesin e saj, në Londër.
Rita dhuroi një performancë të jashtëzakonshme përballë mijëra fansave në Arenën O2 dhe për këtë arsye, ajo natën e mbrëmshme nuk do ta harrojë asnjëherë.
Pas përfundimit të koncertit artistja u shpreh se ka realizuar ëndrrën e saj dhe nuk la pa përmendur prejardhjen e saj.
“Durimi është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të keni. Miqtë e mi gjithmonë thonë se unë kam shumë për të thënë dhe duhet ta mbyll gojën dhe të këndojë. Por në të vërtetë unë jam pa fjalë. Të jesh nga unë vij, nga Kosova, është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet por duke ardhur këtu, unë i kam bërë ëndrrat e mia realitet dhe nuk mund ta harrojë këtë gjë për asnjë moment. Unë punoj fort, por kjo është arsyeja për atë që thashë mbrëmë edhe e kam me të vërtetë. Fansave të mi dëshiroj t’u them faleminderit që më qëndroni pranë gjatë gjithë këtyre viteve, në uljet, ngritjet, përpjekjet dhe triumfin tim. Ju dua”, ka shkruar Rita./real-news.tv/

