Nëse mendoni se jeni të vetmit që shkrepni disa foto për të përzgjedhur vetëm njërën prej tyre apo nëse mendoni se fotografia ideale mund të shkrepet fare lehtë, atëherë e keni gabim.
Veçanërisht femrat e kanë shumë të vështirë të shkrepin atë foton ideale për ta postuar në rrjetet sociale.
E kështu ndodh edhe me këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram prapaskenat e një fotografie perfekte.
Rita ka postuar një fotografi, dhe më pas tregon së çfarë pune është bërë për realizimin e saj.
Qindra drita në fytyrë dhe një aparat i fokusuar tek ajo sjellin pastërtinë dhe qartësinë e imazhit. Këtë e ka treguar vetë artistja me anë të një postimi në Instagram.
Ajo shfaqet në një restorant e rrethuar nga miqtë, të cilët kanë hapur dritat e celularëve dhe ia kanë drejtuar në fytyrë. Imazhet i ka realizuar në Singapor./real-news.tv/

