fbpx

Rita Ora uron Bebe Rexhën për ditëlindje

bebe-and-rita.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha festoi 30 vjetorin e saj të lindjes. Bashkë më këtë përvjetor të saj, Bebe ka publikuar edhe një këngë të re “Not 20 Anymore”, që flet për njerëzit që i frikësohen të 30-tave.

Bebe ka marrë urime nga familjarë e fansa, ndërsa një më i veçanti ka qenë edhe urimi që ka marrë nga këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora e cila ndodhet në Kroaci për një koncert.

Rita ka publikuar në Instagram një fotografi me Bebën të cilës i ka uruar asaj ditëlindjen duke iu referuar si motër. “Gëzuar ditëlindjen e 30-të për motrën time jo-biologjike, Bebe Rexha. Vazhdo të jesh vajzë e guximshme ashtu siç je! Shpresoj të kalosh ditën tënde më të mirë ndonjëherë! Te dua motër”, ka shkruar Rita në urimin e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303