TË FUNDIT

Rita Ora, zyrtarisht ambasadore e UNICEF

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora është bërë ambasadore e organizatës humanitare “UNICEF”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’.

Ajo shkruan se ndihet e nderuar dhe e lumtur për titullin, si dhe ka përmendur punën e saj me UNICEF-in në Kosovë.

“Unë jam shumë e nderuar që të ndaj me ju gjithçka nga emërimi im si ambasadore e UNICEF. Që nga viti 2013, kam mësuar shumë për UNICEF-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të nxitur ndryshime pozitive për fëmijët e së ardhmes sonë. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më lejoi të shihja punën e mrekullueshme të UNICEF-it në vendin tim amtar dhe unë jam më e vendosur se kurrë për të shfrytëzuar pozitën time për të mbështetur, për të bërë fushatë dhe për të mbrojtur. Faleminderit UNICEF – Unë jam pa fjalë!”, shkruan Rita./real-news.tv

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat