Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka humbur një shumë të madhe parash si pasojë e një mashtrimi.
Mësohet se një 37-vjeçar i quajtur Andrew Munday ka mashtruar Ritën, duke i marrë 3.4 milionë paund, por edhe shumë personazhe të tjerë të njohur duke u përdorur paratë e tyre me pretekstin blerjen e shtëpive.
Munday punonte për një firmë kontabiliteti dhe ka marrë 9 akuza për mashtrim deri më tani.
Një tjetër viktimë e Munday është edhe këngëtarja e njohur VV Browën.
Nga ana tjetër, avokati i Ritës ka thënë se një pjesë e parave të këngëtares janë rikuperuar. /real-news.tv

