Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati gjithmonë ka ditur se si të bashkojë artin në muzikën e saj.
Duke qenë mjaft aktive në rrjetet sociale Ronela ka zbuluar disa foto ku shfaqet me një look ndryshe.


Po do thoni ju çfarë e lidh këtë me piktoren e famshme Frida Kahlo?

Ronela ka postuar së fundmi këtë foto ku shfaqet me një model të vetullave të saj mjaft të veçantë por që na kujton menjëherë Frida Kahlo.
Piktorja njihet për tiparet e saj të forta dhe karakterin e saj meksikan dhe shpesh herë portetizohet për vetullat e saj të bashkuara.
Por vetullat nuk janë e vetmja gjë i bashkon.
krahas fotos Ronela shkruan:
“Emri i të dashurit tim është Diego”
Diego ishte dashuria e përjetshme e Fridas e cila e pranoi pa kushte pavarësisht tradhëtive të tij të shumta.

Me siguri ky do të jetë ndoshta edhe mesazhi që këngëtarja do të përçojë.
Ti pranojmë njerëzit dhe veten ashtu si janë bashkë me të metat e tyre./real-news.tv

