Ronela Hajati është një prej këngëtareve shqiptare më të komentuara dhe më të pëlqyera për publikun shqiptar. Jo rrallëherë këngëtarja ka qenë në fokus të medieve rozë për lidhjen e saj me Young Zerkën. Dyshimet kanë nisur që pas publikimit të këngës “Syn i jemi”, që erdhi si bashkëpunim i të dyve, por asgjë nuk u vërtetua.
Por ditët e fundit ajo e ka harruar paksa Zerkën për të shijuar pushimet në Amerikë.
Atje Ronela është fotografuar me balerinin e njohur Jurgen Bala dhe në foton e fundit të dy shfaqen të përqafuar teksa pozojnë në New York.
Ronela dhe Jurgeni janë miq shumë të ngushtë dhe këtë e vërteton edhe përshkrimi që ai i ka bërë fotos: “Ka miq që bëhen familje”.
Kujtojmë se Ronela dhe Zerka i kaluan pushimet bashkë këtë verë.
/real-news.tv/

