Rrëfehet miliarderja më e vogël në botë

kylie-jenner.jpg

Kylie Jenner është shpallur miliarderja më e vogël në botë dhe duke u nisur nga postimet e saj në rrjetet sociale ka një jetë për tu pasur zili. Dhe të gjithë ne do të donim ta jetonim atë jetë.

Por manjatja e kozmetikës na rikthen me këmbë në tokë duke thënë se jeta e saj nuk është ashtu siç duket në rrjetet sociale.

Në një postim në Instagram, Kylie rrëfen se ka qenë shumë e vështirë për të, që të rritej nën syrin e miliona njerëzve.

Kylie shtoi se ka vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës por ka gjetur forcën për të ecur përpara.

Ndërsa ka edhe një mesazh për fansat.

“Jam krenar për veten, për zemrën time dhe për forcën time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë)”. Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi foshnja u përballa me ulje-ngritje. Ndihesha sikur duhet ta rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete, por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri.

Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në rrjetet sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje,”-shkroi 21-vjeçarja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303