TË FUNDIT

Rrezikoi jetën e pasagjeres, arrestohet 51 vjeçari, Policia jep detajet

Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 51-vjeçar i cili jo vetëm që drejtonte makinën në gjendje të dehur, por ka rrezikuar edhe jetën e pasagjeres, pasi ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe për pasojë pasagjerja ka mbetur e plagosur.

Pasagjerja me inicialet Dh. M., ka marrë mjekimin e duhur në spital dhe është larguar për në banesë.

“Ky shtetas, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër, mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në mjet, shtetasja Dh. M., e cila pasi ka marrë mjekimin është larguar për në banesë”, njofton policia.

Mbi 51-vjeçarin rëndon akuza për veprat penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat