“Rreziku nga COVID dhe terrorizmi”. DASH jep njoftimin, ja kujt i drejtohet

93DEDDD8-3DB3-499E-8266-0C488660DE3F.png

Departamenti i Shtetit me anë të një njoftimi ka bërë me dije se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka dhënë njoftimin ku Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 për shkak të COVID-19.

Grupet terroriste, thuhet në njoftim, vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën.

“Térroristët mund të súlmojnë me pak ose pa paralajmërim, duke vënë në shënjestër vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet apo qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, objektet fetare, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike,” thotë Departamenti amerikan i Shtetit.

“Tensionet brenda dhe midis komuniteteve në veri të Kosovës mbeten një burim trazirash të mundshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Megjithëse trazirat e fundit kanë qenë të motivuara politikisht dhe nuk përfshijnë turistë ose anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, kalimtarët mund të preken,” thuhet në njoftim.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303