Rriten rastet me COVID-19 në Mat, duke e çuar numrin e të infektuarve në 8.
Burime bëjnë me dije se 2 persona kanë rezultuar pozitiv nga 5 kampionët për analiza të marra një ditë më parë.
Burime pranë NJVKSH thanë se dy rastet e reja janë brenda njërës prej familjeve, të cilat dolën me Covid-19 një ditë më parë.
Të gjitha rastet janë të izoluara dhe monitorohen nga mjekët e familjes pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat.

