Rusia vlerëson deklaratën e Macron për NATO-n

Deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me NATO-n, u përshëndet në Moskë. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova,i quajti deklaratat e tij si “fjalë të arta dhe një përcaktim i saktë i gjendjes aktuale të NATO-s”.

Në një intervistë për ‘The Economist’, Macron ka deklaruar se NATO-ja po vdes për shkak të mungesës së parashikueshmërisë së Uashingtonit nën udhëheqjen e presidentit, Donald Trump.

Kjo pikëpamje e Macronit u refuzua shpejt nga Gjermania, por ishte Rusia ajo që e përshëndeti.

Gjithashtu, Macron shprehu dyshime për nenin 5 të Kartës së NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një aleati është një sulm ndaj të gjithëve – një klauzolë që ka qenë gurë themeli i aleancës transatlantike që nga themelimi i saj më 1949.

Megjithatë, kancelaria gjermane, Angela Merkel, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, e hodhën poshtë deklaratën e Macron duke u shprehur se NATO mbetet gur themeli i sigurisë sonë./real-news.tv /