Pak kohë më parë balerina e emisionit “Stop” Alesia Bami është larguar dhe kjo ka qenë një lajm në të gjitha mediat pasi largimi i saj ishte pak i pazakonte.
Ky pushim nga puna, sipas Alesias ka ndodhur direkt pasi ajo ka dhënë një interviste ne “Ftesë në 5” në “Top Channel.”
Më pas balerina u ftua sërish në “Top Channel” ku deklaroi se tek “Stop” punonte pa kontratë dhe nuk ishte në dijeni të kushteve të punës.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, moderatori i “Stop”, Saimir Kodra, ftoi vajzat që dinë të kërcejnë që të paraqiten për të qenë pjesë e emisionit dhe po ashtu pohoi se balerinat punojnë me kontratë dhe siguracione.

