fbpx

Sali Berisha publikon videon e rëndësishme dhe “zbulon” si fitohet lufta me COVID-19

berisha1-674x450-1.jpg

Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video dhe u ka kërkuar gjithë ndjekësve të tij që ta shohin atë me kujdes pasi është në interesin e qytetarëve.

“Me lutjen time më të njerëzishme për secilin prej jush dhe në interesin tuaj personal më të mirë, hidhni një sy kesaj videoje dhe shpërnadjeni tek miqte tuaj atë”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

Në videon shpjeguese thuhet se çdo person që del nga shtëpia duhet të mbajë të vendosur maska, e cila parandalon përhapjen e virusit, edhe nëse në rrugë është një person i infektuar. Videoja shpjegon se dhe maskat e bëra vetë në kushtet e shtëpisë janë shumë efektive.

Fillimisht njerëzit që mbanin maska paragjykoheshin, por me kalimin e kohës përdorimi i tyre bëhet në masë, mdërsa prodhimi po kryhet dhe në kushe shtëpie apo në rrobaqepësi të vogla.

Edhe OBSH deklaroi disa ditë më parë se përdorimi i maskave mund të bëhet i detyrueshëm për të gjithë qytetarëve, pasi ka pasur zbulime se virusi mund të qendrojë edhe në ajër.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/667995173951328/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303