TË FUNDIT

Sazan Guri e thotë për herë të parë: E kalova koronavirusin në shkurt, së bashku me familjen

Ambientalisti Sazan Guri gjatë një lidhje ‘Skype’ me emisionin “Zonë e Lirë”, ka deklaruar se është prekur nga koronavirusi së bashku me familjen në muajin shkurt, pasi ka pasur të njëjtat shenja, që kanë momentalisht rastet pozitive.

“Fillimisht e besova Covid-19, më pas u njoha me historinë dhe me fushën e viruseve dhe baktereve. Sot me qindra institute që kanë brenda me qindra shkencëtarë, nuk arritën dot sot të zbulojnë vaksinën e HIV, Mers, Ebola, koronavirusit, etj. Si ka mundësi?

Jam duke mbaruar librin “Përballja me pandeminë- vëzhgime me syrin e avokatisë natyrore”. Covid-19 është shkaku që tek njeriu përkthehet në kolaudor shëndeti. Ata që janë shëndetlig apo kanë probleme të mbartura, e reflektojnë dhe e pësojnë.

Kam patur një problem me zemrën para ca vitesh, e kam kaluar me sukses në Gjermani, nuk kam asnjë problem. Covid-19 e lë gjurmën tek gjaku. Vdekjet që kanë ndodhur nga Covid-19, emrin ka Covid-19, por kanë vdekur nga trombozat në gjak, etj. Do ishte e jashtëzakonshme që të lejoheshin shqiptarët të festonin Pashkët të dielën. Të hënën të fillonte faza e dytë që të ruheshin masat e distancimit social, zgjat 7 muaj.

Quhet faza e dytë, e lehtësuar me disa masa. E kam kaluar koronavirusin në shkurt, si familje, me të njëjtat simptoma si këto që thonë sot. Nuk do isha trembur, e besoj shumë trurin dhe trupin tim, besoj shumë tek mënyra e ushqyerjes”, tha Sazan Guri.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat