Schwarzenegger tregon ç’do bëjë me agresorin

Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger thuhet se nuk do ta padis personi i cili e goditi gjatë një eventi në Afrikën e Jugut.

71 vjeçari ishte duke biseduar me fansat të shtunën që lamë pas kur një person e goditi nga prapa.

Sidoqoftë të dielën, Schwarzenegger deklaroi se nuk e ka në planë të ngrejë padi ndaj tij duke e lënë të kalojë kjo situatë.

Në një video e cila u shprënda në rrjetet sociale, shihet aktori i njohur Hollyëood-ian teksa po fotografohej me adhuresit e tij, kur goditet nga prapa me të dyja këmbët nga një person I paidentifikuar.

“Shumë prej jush keni kërkuar, por unë nuk po ngre akuza. Unë shpresoj se ky ishte një thirrje për zgjim dhe se sulmuesi do të kthehet në rrugën e duhur”, ka shkruar aktori në llogarinë personale në Twitter. Kujtojmë që organizata‘The Arnold Classic Africa’organizohet çdo vit në muajin maj që organizon sporte luftarake dhe sportet të tjera.