fbpx

“Se keni idenë ça kemi kaluar ne”. Flet vajza e mbijetuar, trupat u gjetën të lyer me…

Detaje tejet tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku u gjëtën pa shenja jete nënë e bijë dhe në gjendje të rëndë vajza tjetër.

Zhaneta Josifi, 56-vjeç dhe e bija, Anisa, 30 vjeçe u gjetën pajetë në banesën e tyre, ndërsa Blerta, 34 vjeçe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, që paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar për shkak të mungesës së ushqyerjes së saj.

Mësohet se pavarësisht gjendjes së saj të rëndë, Blerta u ka komunikuar shkurtimisht grupit hetimor këto fjalë: “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”. Ekspertët i kanë gjetur viktimat të lyera me vaj dhe uthull, që siç duket është një rit, me shpresën se ato një ditë do të ringjalleshin sërish. Trupi ishte mbështjellë me shtroje dhe mbulesa të shumta.

Të treja gratë ishin dëshmitare të Jehovait, ndërkohë që më herët ishte ndarë nga jeta në Përmet dhe bashkëshorti i Zhanetës, i cili dyshohet se ishte themeluesi i degës së jehovait në Përmet, por nuk dihet ende nëse ndarja e tij nga jeta ka ndodhur përmes vetëflijimit.