Tre shqiptare janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Ragusa për për posedim të 50 kg hashash dhe 1 kg kokainë
Një prej shqiptarëve ishte dhe në kërkim, pasi duhet të vuante dënimin prej 3 vjetëve për disa krime të kryera në provincën e Romës.
Për t’i shpëtuar kontrolleve shqiptari lëvizte me një kartë identiteti greke. Në vitin e fundit policia e Ragusës ka sekuestruar rreth 10 mijë kg drogë.
Shqiptarët janë dërguar në paraburgim, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe cili ishte destinacioni i drogës

